“Nazistët në Ukrainë po vrasin rusët dhe civilët”, ambasadori rus i përgjigjet akuzave të Zelenskyt për masakrën në Bucha

schedule18:05 - 5 Prill, 2022

schedule 18:05 - 5 Prill, 2022

Përfaqësuesi rus në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Vasily Nebenzya, ka hedhur poshtë akuzat për krime lufte nga trupat ruse në Bucha, duke argumentuar se ka “mospërputhje flagrante në ngjarjet e treguara nga mediat ukrainase dhe perëndimore”.

Ai pohoi se kufomat e gjetura nga gazetarët në qytetin ukrainas nuk ishin aty menjëherë pas tërheqjes së forcave ruse.

Ndër të tjera ai tha se akuzat e e Ukrainës e udhëhequra nga presidenti Zelensky hebre janë naziste.

Lexo edhe:Fjalimi prekës i Zelensky: Rusët po vrasin civilët në rrugë, po i hedhin në puse, po përdhunojnë gratë

“Ju thoni se nuk ka nazistë në Ukrainë, por fatkeqësisht ka dhe ata po udhëheqin lojën,” kështu deklaroi ambasadori rus në OKB Vasily Nebenzya.

“Këta nazistë po vrasin jo vetëm ushtarët dhe të burgosurit rusë, por edhe njerëzit e tyre”, vazhdoi ai, duke pretenduar se ka “qindra prova të këtyre akteve”.

Deklarata e ambasadorit rus vjen pasi presidenti Zelensky akuzoi Rusinë për krime lufte në fjalimin që mbajti pak më parë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, duke iu refereuar rastit të fundit me trupat e pajetë në Bucha./abcnews.al/