Milani e ka gati goditjen e parë në merkato dhe bëhet fjalë për një mbrojtës që ka shkëlqyer në Ligue 1 dhe vjet doli kampion me fanellën e Lille.
Sven Botman pritet të jetë firma e parë të kuqezinjtë, pasi Sky Sport Italia raporton se është arritur marrëveshja për transferimin e holandezit.
Milani ka fituar garën me Newcastle dhe do të paguajë 33 milionë euro për kartonin e Botman, i cili do të firmosë për pesë vite me pagë 2.5 milionë euro në sezon.
Kështu Milani është i qetë dhe do të lërë të lirë Alessio Romagnolin, të cilit i përfundon kontrata më 30 qershor dhe do të largohet falas. / abcnews.al