Që nga nisja e luftës më 24 shkurt, ukrainasit po përballen me bombardimet ruse ku deri më tani kanë humbur jetën mijëra civilë mes tyre edhe fëmijë.
Mediat e huaja këtë të martë kanë publikuar disa foto që po qarkullojnë në rrjetet sociale ku duket se prindërit ukrainas po përpiqen që të lënë të dhënat e fëmijëve të tyre në trup që në rast se ato vritet të jetë e garantuar siguria e tyre.
Imazhet tronditëse tregojnë se nënat dhe baballarët po shkruajnë numra në rrobat dhe kurrizin e fëmijëve të tyre, në mënyrë që ata të mund të shpëtohen nëse mbeten jetimë gjatë konfliktit.
A Ukrainian mom Oleksandra Makoviy wrote on her daughter’s body the name, date of birth, numbers of parents so that if she is lost or they are killed during war someone can help the girl.
“Then I even thought “why didn’t I make a tattoo with this information to her?” Says her Mom pic.twitter.com/orCbgnPm1l— Iuliia Mendel (@IuliiaMendel) April 5, 2022
“Nënat ukrainase po shkruajnë kontaktet e tyre familjare në trupat e fëmijëve të tyre në rast se ata vriten dhe fëmija mbijeton. Dhe Evropa është ende duke diskutuar gazin,” shkruajnë në rrjetet sociale zyrtarë të ndryshëm./abcnews.al