Shtrenjtimi i madh i çmimeve gjatë fundit të vitit të shkuar dhe sidomos gjatë fillimit të këtij viti ka qenë i mbarë për arkën e shtetit.
Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj deklaroi pak më parë se gjatë tremujorit të parë të këtij viti, të ardhurat tatimore në arkën e shtetit janë rritur me 26 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe ajo është ndikuar sidomos nga rritja e çmimeve.
Ibrahimaj tha se të ardhurat tatimore në buxhet janë rritur me 1.9 miliard lekë. Të ardhurat shtesë në buxhet janë realizuar kryesisht prej TVSH-së pas prej disa javësh çmimet e karburanteve, por edhe produkteve bazë të shportës kanë pësuar rritje.
“Rritja ekonomike gjatë 2021 8.54%. Ka pasur një përshpejtim të rritjes. Shifrat e punësimit kanë mbështetur vijimin e ecurisë së aktivitetit ekonomik. Papunësia ka vijuar të shënojë rënie. Shkalla e punësimit ka vijuar të shënoje rritje.
Paga mesatare ka ndjekur të njëjtin trend. Ka pësuar një rritje me 8% krahasuar me vitin e kaluar. Për treguesit, gjatë muajve të parë të vitit kemi pasur një rritje të të ardhurave me 26%. Çmimet e rritura kanë pasur kontribut me 1.9 miliard lekë dhe pjesa tjetër ka ardhur si pasojë e rritjes së aktivitetit ekonomik”, deklaroi ministrja. /abcnews.al