Arrestohet një komandat policie në Serbi

schedule11:53 - 5 Prill, 2022

schedule 11:53 - 5 Prill, 2022

Policia serbe ka vënë në pranga komandantin e policisë në  Novi Sad të Serbisë, Sllobodan Malleshiç,   i cili akuzohet për shpërdorim të detyrës, ku u akuzua për dhunën e përdorur në protestat e korrikut të vitit 2020 ndaj protestuesve.

Mediat vendase shkruajnë se shumë qytetarët e kishin akuzuar për brutalitet policor.

Gjenerali Malleshiç nga shtatori i vitit 2020 gjendet në krye të njësive speciale në Novi Sad, pasi Millorad Shushunjiç ishte shkarkuar nga posti i drejtorit  për shkak të keqpërdorimit të detyrës zyrtare.

Ndërkohë politikanët nga partitë opozitare në Serbi siç është Boshko Obradoviç nga Dveri, që e ka quajtur “kumbarë” të kriminelit Zvonko Veselinoviç. Ndërkaq njerëzit e afërt të biznesmenit kontrovers Veselinoviç janë parë në shumë raste të shoqëruar nga Malleshiqi, i cili pasi erdhi në krye të policisë në qytetin e Serbisë, pati premtuar qetësi dhe siguri.

Por shoqërimi i tij me Veselinoviçin, vetëm sa e ka rritur më shumë brengën e qytetarëve të Novi Sadit, duke ditur aktivitetet me të cilat merret Zvonko. /abcnews.al