Shtetet e Bashkuara kanë në plan të dërgojnë ndihma të reja në Ukrainë që të mbrohet nga rusët në një të ardhme të afërt. Sipas informacioneve, arma e re e Uashingtonit që do t’i jepet Kievit janë të ashtuquajturit dron-vrasës Switchblade të cilët janë të armatosur me koka luftarake që shkatërrojnë edhe tanke.
Sipas Bloomberg, armët e reja Switchblade-600 janë pjesë e ndihmës ushtarake prej 300 milionë dollarësh nga Pentagoni. Sipas informacioneve, dronët “vdekjeprurëse” nuk do të dërgohen në Ukrainë nga arsenali amerikan, por do të porositen nga prodhuesi dhe më pas do të dorëzohen në Kiev.
Shtëpia e Bardhë tha më 16 mars se do të furnizonte 100 dronë si pjesë e një pakete armësh dhe pajisjesh prej 800 milionë dollarësh të marrë nga rezervat amerikane.
Por këto sisteme janë versionet 2.5 kg të “serisë 300” që janë krijuar për të sulmuar automjetet personale dhe të lehta. Switchblade 300s “small” mund të fluturojë rreth gjashtë 10 kilometra dhe të rri pezull mbi një objektiv për rreth 15 minuta, sipas një buletini nga AeroVironment Inc. /abcnews.al/