Dyshohet të ketë vrarë të bijën 9-vjeçare, Pispirigou e izoluar nga të burgosurit e tjerë për arsye sigurie

schedule10:19 - 5 Prill, 2022

schedule 10:19 - 5 Prill, 2022

33-vjeçarja Roula Pispirigou e cila dyshohet t’i ketë marrë jetën vajzës së saj 9-vjeçare është transferuar mëngjesin e së martës në burgun e Korydallos në Greqi. Siç raportojnë mediat në vend, në momentin që Pispirigou arriti në godinë një turmë njerëzish e prisnin duke i bërë thirrje dhe mallkime.

Gruaja do të trajtohet në mënyrë të “veçantë” për shkak të akuzave që rëndojnë mbi të.  Si fillim ajo do të qëndrojë dy ditë në izolim për shkak të protokollit anti-covid dhe më pas do të rrijë në një zonë të veçuar për të evituar ndonjë sulm të mundshëm nga të burgosurit e tjerë.

Nëna e tre vajzave, të cilat nuk jetojnë më, është marrë disa herë në pyetje me orë të zgjatura, por deri më tani nuk i ka pranuar akuzat.

Ajo i ka cilësuar akuzat si të padrejta duke theksuar se asnjë nën nuk mund të lëndojë fëmijët e saj. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!