Kanye West është tërhequr nga festivali Coachella, pak kohë pasi u përjashtua nga Grammy për shkak të sjelljes në internet dhe sulmeve të vazhdueshme ndaj ish gruas, Kim Kardashian dhe të dahsurit të saj, Pete Davidson. Reperi e ka marrë vetë vendimin për të hequr dorë nga festivali që nis të premten në Kaliforni.
Gjithashtu dhe Travis Scott thuhet se nuk do të marrë pjesë pasi ishte planifikuar të dilte në skenë së bashku me Kanye-n. Mbetet e paqartë se përse reperi 44 vjeçar është tërhequr nga festivali por vendimi i tij vjen pas disa postimeve që ka bërë në internet, për të cilat u pezullua për 24 orë nga Instagrami.
Një zëdhënës i Meta-s, kompanisë që zotëron platformën e mediave sociale, tha se postimet e reperit shkelnin politikat e tyre për gjuhën e urrejtjes, ngacmimin dhe bullizmin.
/abcnews.al