UEFA dhe CONMEBOL kanë arritur një marrëveshje e cila si pjesë të saj parashikon në parim edhe ndërthurjen që nga viti 2024 të gjithë skuadrave të Amerikës së Jugut në Ligën e Kombeve.
Zyra e përbashkët në Londër do të koordinojnë aktivitetet e përbashkëta, duke filluar nga “Finalisima”, ndeshja mes fitueses së Kampionatit Europian dhe asaj të Kupës së Amerikës, që inaugurohet këtë vit me Itali-Argjentinë.
“Ishte e lehtë të ndërtonim një marrëdhënie të frytshme dhe afatgjatë, pasi ndajmë të njëjtin pasion dhe të njëjtën dashuri për futbollin, Kjo zyrë e përbashkët është hapi i ardhës simbolik për drejtimin e duhur të UEFA dhe CONMEBOL. Do të na ndihmojë të punojmë së bashku për të zhvilluar futbollin si dhe konfederatat tonë”, tha presidenti i UEFA-s, Çeferin pas hapjes së zyrës në Londër, ku ishte përkrah homologut të tij të CONMEBOL, Alehandro Dominguez.
Sipas mediave ndërkombëtare, palët po diskutojnë prej kohësh ndërthurjen e skuadrave të Amerikës së Jugut në Ligën e Kombeve, për të rritur cilësinë e këtij miniturneu, si dhe për t’i dhënë mundësinë vendeve latine që të gjejnë kundërshtarë cilësorë, pasi tashmë e kanë të vështirë të gjejnë data të lira për miqësore me ekipet europiane.
Kështu Argjentina dhe Brazili apo dhe 8 skuadrat e tjera të CONMEBOL, parashikohet t’i bashkohen Ligës së Kombeve që nga viti 2024. Ky është padyshim edhe një lajm shumë i mirë për të gjithë tifozët shqiptarë të cilat kanë dëshiruar gjithmonë të shikojmë më nga afër lojtarët e preferuar të tyre si Neymar apo Messi, pasi kjo tashmë mund të ndodhë nëse Shqipëria do të përballet me Brazilin apo Argjentinën. /f.a/abcnews.al