Inflacioni kap majat në Turqi, rekord i ri 20-vjeçar

schedule16:46 - 4 Prill, 2022

schedule 16:46 - 4 Prill, 2022

Inflacioni në Turqi arriti një nivel të ri , që nuk e ka prekur kurrë më parë në 20 vitet e fundit, të duke prekur nivelin 61.14%.

Inflacioni 61.14% u nxit nga rritja ne çmimeve të energjisë dhe produkteve si pasojë e luftës Rusi-Ukrainë.

Në baza mujore çmimet e konsumit u rritën me 5.46%, pak më poshtë nga parashikimet e sondazhit të Reuters, sipas të cilit çmimet do rriteshin 5.7%.

Inflacioni në Turqi ka kapur majat që nga vjeshta e 2021, kur lira turke pësoi rënie.

Bankieri qendror turk, Sahap Kavcioglu, ka deklaruar se mbështetja e lirës turke do të jetë një objektiv qendror këtë vit, por megjithatë nuk duket se do të shtrëngojë politikën monetare.
Banka qendrore shpreson të ndryshojë situatën duke marrë masa de-dollarizimi.

Lira turke humbi 0.15% të vlerës së saj, kundrejt 14,715 dollarëve, pas njoftimit për rritje të inflacionit.

Lira turke ra më 44% vitin e kaluar, ndërsa këtë vit me 54%. /abcnews.al/