33-vjeçarja e cila dyshohet se ka vrarë 3 vajzat e saj është paraqitur sot përpara Gjykatës së Athinës, ku pritet të dëshmojë versionin e saj në lidhje me vdekjen misterioze te vajzave.
33-vjeçarja pritet të mohojë vrasjen me dashje dhe akuzën se i ka dhënë së bijës ketaminë, duke hedhur fajin te mjekët.
Roula Pispirgou akuzohet për vrasjen e vajzës së saj 9-vjeçare Georgina, por edhe dy vajzat e tjera të saj, Irisi shtatëmuajshe dhe Malena 3 vjeç e gjysmë kanë ndërruar jetë në rrethana të paqarta.
Mediet greke raportojnë se në ambientet e jashtme të Gjykatës në Athinë, ditën e sotme ishte mbledhur një turmë e madhe qytetarësh, të cilët brohorisnin kundër nënës 33-vjeçare.
“Vdekje, vdekje, vdekje”, ishin fjalët e turmës jashtë Gjykatës.
Lexo edhe: Nëna e tyre e dyshuara kryesore, nisin hetimet për vdekjen e motrave të Georginës në Greqi
Të indinjuar dhe të tronditur nga detajet rrëqethëse që dalin dita ditës nga rasti shokues, qytetarët grekë kërkojnë që Roula Pispirgou të vuajë dënimin maksimal për krimin makabarë që dyshohet të ketë bërë kundrejt vajzave të saj.
Newsbeast.gr shkruan se policia është përpjekur të ndalojë median të filmojë momentin kur Roula hyn në Gjykatë.
“Do të sjell çdo teknikë për të vërtetuar të vërtetën dhe jo si disa, disa që bëjnë lot krokodili për t’u dukur”, është mesazhi i dërguar nga Roula Pispirigo.
Gjithashtu pritet qe gjatë ditës së sotme të nxirren eshtrat e 9-vjeçares, Georgina në mënyrë që ekspertët të hetojnë se çfarë fshihet brenda tabletit, të cilin e ëma e vendosi brenda arkivolit të së bijës.
Sipas presidentit të Shoqatës së Mjekësisë Ligjore, Grigoris Leon, tableti mund të përmbajë informacion të vlefshëm për autoritetet.
Siç tha ai, duke bërë zhvarrosjen mund të marrin qime nga flokët e fëmijës 9-vjeçare për analizë dhe për të zbuluar se si kanë ndodhur ngjarja si dhe të zbulohen përpjekjet e mëparshme të së ëmës për të vrarë të bijën./abcnews.al/