Të paktën 7 persona kanë humbur jetën dhe 34 të tjerë janë plagosur si pasojë e bombardimeve të reja nga forcat ruse në Kharkiv.
Mediat e huaja bëjnë me dije se mes të plagosurve ka edhe tre fëmijë.
Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës tha në një postim në Telegram të hënën se një hetim ishte duke u zhvilluar pasi sulmi u shpalos rreth orës 18:00 me orën lokale.
Forcat ruse thuhet se kanë qëlluar mbi ndërtesa banimi në lagjen Slobidsky të Kharkiv./abcnews.al