Ishte duke punuar, 66-vjeçarit në Ksamil i bie tulla në kokë dhe humb jetën

schedule14:05 - 4 Prill, 2022

schedule 14:05 - 4 Prill, 2022

Një 66-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht në Ksamil, teksa ishte duke punuar. Mësohet se rreth orës 12:00, Kastriot Celi, ka qenë duke punuar tek ish-furra e bukës në Ksamil, duke prishur një mur.

Gjatë punës i ka rënë në kokë një tullë. Menjëherë persona që kanë qene aty e kanë transportuar drejt urgjencës  në Sarandë, por gjatë rrugës 66-vjeçari ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për  sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!