Këngëtarja e njohur, Adelina Tahiri feston sot ditëlindjen. Ajo mbush 30 vjeçe dhe nuk kishte se si të mungonin urimet dhe dhuratat për të.
Mirëpo, dhuratën e ëndrrave duket se ia ka bërë bashkëshorti, Serjozha Markov. Bëhet fjalë për një çantë të markës “Hermes” që është shumë e kushtueshme.
“Urime ditëlindja e 30-të për mua. Çanta ime e ëndrrave më në fund është këtu, faleminderit zemër”, ka shkruar Adelina përmbi foto.
Sa i përket muzikës, Tahiri shfaqet shumë rrallë. Kënga e saj e fundit ishte ajo në bashkëpunim me Anxhelo Koçin para 9-muajsh, që padyshim rezultoi një hit./abcnews.al