Rreth 2,481,000 njerëz janë larguar nga Ukraina në Poloni që nga fillimi i luftës. Megjithatë, numri i personave që kanë kaluar kufirin ka rënë ndjeshëm gjatë javëve të fundit, sipas BBC.
Të dielën 22,300 persona kaluan kufirin, 6% më pak nga e shtuna. Numri mesatar i personave që kanë kaluar kufirin që para fillimit të luftës ishte 16,800.
Që nga fillimi i luftës, 457,000 njerëz kanë hyrë në Ukrainë nëpërmjet Polonisë.
Vetëm të dielën, 15,000 njerëz kaluan në Ukrainë nga Polonia, nga 21,000 të shtunën.
/abcnews.al