West Ham mposht Evertonin, Tottenham i Contes me 5-yje ndaj Newcastle

schedule19:46 - 3 Prill, 2022

schedule 19:46 - 3 Prill, 2022

West Ham dhe Tottenham janë dy skuadrat të cilat kanë arritur ditën e sotme të sigurojnë 3 pikët në përballjet e javës së 31-të në Premier League.

West Ham mposhti me rezultatin 2-1 skuadrën e Evertonit. Të parët në avantazh do të kalonin vendasit me Cresswell që në minutën e 32-të, ndërsa goli i barazimit do të vinte 53’ nga Holgate. Festa në kampin e Franko Lampard do të zgjaste vetëm pak, pasi 5 minuta më vonë do të kalonte përsëri në avantazh skuadrën vendase goli i shënuar nga Bowen.

Me këtë fitore West Ham arrin në kuotën e 51-pikëve në vendin e 6-të, ndërsa Evertoni mbetet në vendin e 17-të me vetëm 25 pikë të grumbulluara, ku rrezikon edhe mbijetesën në Premier League.

Në takimin tjetër të kësaj dite, Tottenham i Antonio Contes do të vlerësohej me 5-yje, pasi mposhti me shifrat 5-1 skuadrën e sheikëve të Newcastle.

“Qymyrgurët” do të shënonin të parët në minutën e 39-të me anë të Schar, ndërsa vetëm 4 minuta më pas Davies do të barazonte rezultatin për të nisur më pas edhe “vallen” e golave për “Spursat”.

Djemtë e Contes do të shënonin edhe 4 herë të tjerë me Doherty 48’, Son Heung-Min 54’, Emerson Roayl 63 dhe Bergwijn 83’.

Tottenahm me këtë fitore shkon në kuotën e 54 pikëve në vendin e 4-të, ndërsa Newcastle në vendin e 15 me 31-pikë. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!