Të tjera detaje kanë dalë pas arrestimit të Nuredin Dumanit, që mbeti i plagosur pranë fshatit Papër në Elbasan. Burime për ABC bëjnë me dije se ishte ai në drejtimin e mjetit tip BMW gjatë momentit të atentatit.
Në dosje që ABC e disponon, thuhet se makina është qëlluar me plumba breshëri kallashnikov. 5 prej tyre prekën mjetin në krahun e shoferit, ndërsa tre të tjerë në pjesën e pasme dhe një në xhamin e parë. Pas këtij moment, i shumëkërkuari që ka mbetur edhe i plagosur, ka dalë nga makina dhe është pozicionuar për tu mbrojtur, por nuk ka qëlluar në asnjë moment në drejtim të autorëve që janë larguar. Gjatë marrjes në pyetje, 39-vjeçari i tha pilicisë së nuk mundi t’i shikojë autorët.
BMW x5 me të cilën lëvizte Dumani ka pasur numrin e shasisë të dëmtuar për të mos u identifikuar.
Në makinë u gjet edhe një bidon me 1.5 litra benzinë, çka shton dyshimet e hetuesve, që Dumani mund të kishte përgatitur një atentat dhe më pas mjeti do të digjej.
Përveç sekuestrimit të disa armëve që dispononte Dumani dhe miku i tij Henrik Hoxhaj policia ka gjetur edhe një shumë prej 2 mijë eurosh.
Referuar dosjes hetimore, në mjetin me të cilin lëvizte Hoxhaj janë sekustruar 1650 euro dhe një kartëmonedhe 10 mijë lekëshe.
Dumani ishte në kërkim për disa ngjarje të rëndë kriminale të ndodhura në qytetin e Durrësit. Ai akuzohet për vrasjen e Anxhelo Avdisë e Dorian Shkozës si dhe ekzektumin e vëllezërve Viktor e Besmir Haxhia, ngjarje të ndodhura në qytetin e Durrësit. /abcnews.al