Mungesa e vijave të bardha në rrugë, kërcënim serioz për këmbësorët

schedule16:09 - 27 Mars, 2019

schedule 16:09 - 27 Mars, 2019

Mungesa e sinjalistikës rrugore, siç janë dhe vijat e bardha për kalimin e këmbësorëve në rrugët urbane, bëhen shkak edhe për aksidente të mundshme. Në disa rrugë të kryeqytetit, të cilat kanë mjaft lëvizje automjetesh apo këmbësorësh, vijat e bardha janë inekzistente.

Shpeshherë kalimi nga njëra anë e rrugës në tjetrën, mund të kthehet në rrezik për këmbësorët nëse ata nuk janë vigjilentë ndaj automjeteve që kalojnë në rrugë.

Ndërsa në rastet kur vijat e bardha të kalimit të këmbësorëve mungojnë, kemi të bëjme me rrezik serioz të ndonjë aksidenti të mundshëm, siç duket dhe në këto pamje.

Janë disa segmente rrugore në kryeqytet ku vijat e bardha si për kalimin e këmbësorëve, po ashtu edhe ato të automjeteve janë inekzistente. Për këtë qytetarët shprehen mjaft të shqetësuar dhe thonë se ndihen të rrezikuar.

Shpesh edhe Policia Rrugore, e cila ka kryer monitorime në rrugët kryesore urbane dhe interurbane të kryeqytetit, ka kritikuar mënyrën e sjelljes së këmbësorëve në raport me rregullat e qarkullimit rrugor, por ka harruar të evidentoje mungesen e sinjalistikës përkatëse./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!