Me pranga në duar dhe i shtrënguar nga të gjitha anët nga efektivët e policisë, është nxjerrë ish-deputeti i PS Alqi Bllako nga GJKKO pasi kjo e fundit e la në arrest me burg në lidhje me aferën e inceneratorit të Fierit. Ish-deputeti tashmë i drejtohet qelisë. Në video vihet re momenti kur Bllako futet në furgonin e policisë i ndihmuar nga efektivët.
Ish-deputeti socialist akuzohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion, në lidhje me aferën e inceneratorit të Fierit. Bllako bëhet zyrtari i dytë që arrestohet lidhur me aferën e inceneratorëve pas Lefter Kokës.
Avokati Sokol Hazizaj i ka kundërshtuar këto akuza në përfundim të seancës duke e quajtur vendimin të padrejtë. Ai goditi SPAK duket thënë se është në pamundësi për të bërë një analizim dhe se nuk është Bllako ai që ka firmosur faturat: Tre faktet penale për të cilat ka identifikuar organi procedural i hetimit, që lidhet me shpronësimin e tokës, janë akte të prodhuara jo nga Alqi Bllako, dakord? Nuk është prodhuar akti nga Alqi Bllako. Bllako në cilësinë e sekretarit të përgjithshëm ka përcjellë vetëm dokumentacionin për shkak të akteve që dalin nga këshilli i ministrave”.
I pyetur për udhëtimin me Klodian Zoton, Hazizaj tha se nuk ka prova. “Nuk është provë bindëse sa kohë nuk është provuar që bileta është paguar nga Zoto, etj”, tha ai duke shtuar se klienti i tij ka qenë në të njëjtën linjë me të”.
/abcnews.al