Sa ka ndryshuar, Noçja e “Big Brother” bëhet nënë për herë të dytë, dalin fotot

schedule09:42 - 2 Prill, 2022

schedule 09:42 - 2 Prill, 2022

Najada Konomi, ose e njohur ndryshe si Noçja e “Big Brother” është bërë nënë për herë të dytë. Lajmin e bukur e ka bërë të ditur vetë ajo, duke ndarë në rrjetet sociale disa foto nga shtatzënia dhe dorën e bebushit.

Noçja është bekuar me një djalë, pas vajzës më të madhe. Ajo ka zbuluar se e ka pagëzuar me emrin Brendon.

“22.03.2022 Lindi Brendon ? Në fillim kishim njëri-tjetrin….Dhe tashmë ne kemi gjithçka….Kemi lumturinë, paqen, gëzimin e gjithë jetës. Kemi gjithçka që kishim kerkuar. Kemi ëndrrën e gjithë jetës mes duarve tona”, ka shkruar Najada krahas fotove.

Kujtojmë që ajo prej disa vitesh jeton në Itali me partnerin e saj, Fationin./abcnews.al