Si të bëheni të pasur

schedule22:57 - 1 Prill, 2022

schedule 22:57 - 1 Prill, 2022

Të bëhesh i pasur është më e lehtë nga sa e kishit menduar. Ju jeni duke marrë veten në qafë pa e ditur, me zakonet e gabuara që ndjekin përditshmërinë tuaj.

Autori Thomas C. Corley studioi për pesë vite jetën e njerëzve të pasur (me të ardhura vjetor 160 mijë dollarë ose më shumë) dhe të njerëzve të varfër (me të ardhura vjetore 35 mijë dollarë ose më pak).

Më pas ai bëri diferencën midis zakoneve që ndiqnin njerëzit e pasur dhe të varfërve.

“Nga studimet e mia kam arritur në përfundimin se zakonet e përditshme mund të përcaktojnë suksesin tuaj në jetë”, shkruan Corley.

Nëse ju doni që të bëheni pjesë e kategorisë së të pasurve, duhet të filloni të hiqni dorë nga 11 veset e mëposhtme, të cilat mund të jenë pjesë e përditshmërisë tuaj.

Bixhozi

“Nuk mund të pasuroheni sa hap e mbyll sytë”, shkruan Corley. “Të pasurohesh kërkon kohë, iniciativë dhe përpjekje të vazhdueshme. Ata që luajnë bixhoz mashtrohen duke menduar se ka një rrugë të shkurtër për të arritur suksesin financiar.

Në studimin e tij, 52% e njerëzve të varfër luanin në baste sportive të paktën një herë në javë dhe 77% luanin në lotari çdo javë. Në anën tjetër, 84% e njerëzve të pasur nuk luajnë në baste sportive dhe 94% nuk kanë luajtur lotari.

Të ushqyerit në mënyrë jo të shëndetshme

Në studimin e tij, 97% e njerëzve të varfër pjesën më të madhe të kalorive ushqimore e merrnin nga ushqimet e shpejta. 69% kanë ngrënë ushqim të shpejtë tre ose më shumë herë në javë, 69% hanin ëmbëlsira më shumë se dy herë në javë dhe 66% e tyre janë mbipeshë.

“Njerëzit e pasur vlerësojnë shëndetin e tyre”, thotë Corley. Përveç ushqim të shëndetshëm, ata e organizojnë shumë herë më mirë ditën e tyre, duke u ushtruar, por gjithashtu duke fjetur 7 ose me shumë orë në ditë.

Konsumi i tepërt i alkoolit

Dhe pse gota e verës apo e birrës mund të jetë shumë joshëse dhe shpeshherë nuk mundni ti thoni jo, konsumimi i tepërt i pijeve alkoolike mund t’ju pengojë drejt hapave për tu pasuruar.

“54% të varfërve që ishin pjesë e studimit pinë më shumë se dy gota birrë, verë apo alkool çdo ditë”, raporton Corley. “84% e të pasurve konsumojnë më pak se kaq.”

Pirja e tepërt mund të ndikojë në kujtesën tuaj dhe në aftësinë për të menduar qartë, duke mos harruar që është dhe pjesë e një diete jo të shëndetshme.

Shoqërimi me persona negativë

Personat me të cilët ju shoqëroheni gjatë ditës kanë më shumë influencë sa ju mund ta keni menduar ndonjëherë mbi pasurimin tuaj.

86% e njerëzve të pasur në studimin e Corley shoqëroheshin me persona të tjerë që ishin të suksesshëm në jetë. Ata gjithashtu përpiqeshin që të shmangnin gjatë ditës së tyre persona që ishin negativë.

Në anën tjetër vetëm 4% e të varfërve në studimin e Corley shoqëroheshin me persona të suksesshëm dhe 96% ishin duke ndarë një pjesë të mirë të ditës së tyre me persona negativë.

“Ju do të keni sukses në jetë nëse do të shoqëroheni me personat e duhur”, shprehet Corley.

Qëndrimi me orë të tëra para televizorit

“77% e të varfërve në studimin tim shikonin më shumë se një orë TV çdo ditë”, shkruan Corley. Ndërkohë që 67% e të pasurve shikonin më pak se një orë TV në ditë.

Të pasurit në vend të argëtimit zgjedhin edukimin. “Përdorimi produktiv i kohës është një vulë drejt pasurimit”, shprehet Corley.

Të menduarit negativ

“Suksesi afatgjatë është i mundur vetëm kur ju keni një mendim pozitiv”, thotë Corley.

Zvarritja e vendimeve

“Zvarritja pengon dhe individët më të talentuar për të arritur suksesin në jetë”, shkruan Corley.

Ky përfundim përputhet më se miri dhe me kërkimin një tjetër autori, Napoleon Hill, se njerëzit më të pasur janë edhe njerëzit më vendimtare .Zvarritja e vendimeve dëmton besueshmërinë tuaj me punëdhënësit apo kolegët në punë.

Shmangia e vlerësimit

“Frika e marrjes së kritikave është arsyeja që ne nuk kërkojmë vlerësim nga të tjerët”, shkruan Corley. Por, kritikat janë mjaft të rëndësishme që ne të shohim ku na çalon problemi dhe të punojmë për zgjidhjen.

Shpenzimet e tepërta

Të shpenzosh më shumë nga se të fitosh është një rrugë e sigurt drejt stresit financiar.

95% e të varfërve në studim nuk kanë kursyer dhe kanë marrë borxh për të rritur standardin e jetesës, por tashmë gjenden të zhytur edhe më thellë dhe jetesa e tyre është bërë më e vështirë se më parë.

Nëse nuk kursen një shumë sado të vogël në fund të muajit nga rroga juaj, atëherë jeni drejt një varfërie afatgjate.

Të bësh një punë që e urren

Nëse e urreni punën tuaj atëherë, jo vetëm që do të bëni një jetë jo të mirë, por shanset për t’u bërë i pasur do të jenë minimale.

Njerëzit e pasur ndjekin pasionet e tyre në jetë. Pasioni e bën punën tuaj argëtuese. Pasion ju jep energji, këmbëngulje dhe fokusin e nevojshme për të kapërcyer dështimet, gabimet dhe refuzimin.

Të mos riskosh

Ndërkohë që një person i varfër gjen qetësinë mendore në një zonë familjare, njerëzit e pasur e gjejnë larg zonës së tyre të rehatisë, në pasiguri.

Të bëhesh i pasur kërkon që të ndërmarrës risqe përsipër. Shumica nuk e bën këtë dhe kjo është arsyeja pse mbesin të varfër.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!