Gazetari rus vdes në mënyrë misterioze në Ukrainë

schedule17:48 - 1 Prill, 2022

schedule 17:48 - 1 Prill, 2022

Gazetari rus Andrey Babitsky , ish-kritik i ashpër i presidentit Putin, i cili ka mbështetur autoritetet ruse që nga viti 2014, ka vdekur në moshën 57-vjeçare, raportojnë mediat ruse.

Babitsky u cilësua si tradhtar për raportimin e tij për luftën e Rusisë në Çeçeni nga pala rebele për Radio Liberty  dhe në një periudhë u mbajt në robëri nga trupat ruse.

Por tetë vjet më parë ai u shkarkua nga Liberty pasi shprehu mbështetjen për aneksimin e Krimesë nga Rusia nga Ukraina, raporton BBC.

Ai u transferua në Republikën e vetëshpallur Popullore të Donetskut në Ukrainën lindore dhe në vitin 2015 ndihmoi në hapjen e një stacioni televiziv në zonën e kontrolluar nga rebelët. Shkaku i vdekjes, në banesën e tij në qytetin e Donetsk, nuk dihet ende. /abcnews.al