Rreth 300 mijë emigrantë ukrainas mbërrijnë në Gjermani

schedule15:29 - 1 Prill, 2022

schedule 15:29 - 1 Prill, 2022

Rreth 300 mijë refugjatë që janë larguar nga Ukraina për t’i shpëtuar agresionit rus kanë mbërritur në Gjermani, sipas Ministrisë së Brendshme, shkruan CNN.

Deri më tani, 294,508 ukrainas kanë kaluar kufirin gjerman, por numri aktual i refugjatëve mund të jetë dukshëm më i lartë për shkak të mungesës së kontrolleve kufitare midis Polonisë dhe Gjermanisë, sipas një  zëdhënësi të ministrisë së brendshme.

Shumica e refugjatëve që kanë mbërritur në Gjermani janë gra, fëmijë dhe të moshuar.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!