Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Era e fortë e rrëzoi nga soleta, ndërron jetë 26 vjeçari në Kuçovë

schedule11:03 - 1 Prill, 2022

schedule 11:03 - 1 Prill, 2022

Majkëll Vrapi është viktima e parë e shënuar nga moti i keq në vendin tonë. Djali 26-vjeçar ishte duke punuar për montimin e një paneli diellor  në fshatin Tapi kur ka rënë nga çatia.

Ai është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, por fatkeqësisht nuk ka mbijetuar.

Si pasojë e motit të keq dje është shënuar edhe një tjetër incident në Kuçovë. Një depozitë uji u rrëzua nga tarraca e një banese.

Për pasojë u lëndua një 17-vjeçare që ishte duke ecur në rrugë në momentin e incidentit.

Të dy u dërgua në spitalin Rajonal të Beratit për të marrë kujdes shëndetësor por 26 vjeçari nuk ia ka dalë dot.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!