Për seks më të mirë, sigurohuni që të bëni këto ndryshime

schedule09:49 - 1 Prill, 2022

schedule 09:49 - 1 Prill, 2022

Seksi i keq dhe i mërzitshëm mund të shkatërrojë edhe marrëdhënien më të mirë ndaj mos lejoni që kjo të ndodhë. Më poshtë, janë renditur disa truke që do t’ju ndihmojnë.

Përqendrohuni te paraloja

Kënaqësia, natyrisht, mund të përmirësohet dhe zgjatet me paralojë me imagjinatë, dhe shkencëtarët thonë se pa paralojë të mirë, nuk ka seks të mirë. Jini krijues, “gudulisni” imagjinatën e partnerit tuaj.

Pyete partnerin se çfarë dëshiron

Në momentin e pasionit më të madh, pyesni partnerin se çfarë saktësisht dëshiron të bëhet dhe çfarë do ta emocionojë më shumë. Më besoni, ai do ta vërejë përpjekjen dhe ndoshta do t’ua kthejë favorin.

Luaj pisët

Përdorni fjalë “të këqija” gjatë seksit. Partneri juaj, edhe pse mund të mos e thotë me zë të lartë, është shumë tërheqëse kur gjatë seksit zbuloni dëshirat dhe synimet tuaja të fshehura.

Kaloni kulmin

Ekspertët dhe të gjithë ata që e kanë provuar thonë se nëse zgjatni kohën e të bërit dashuri dhe vononi orgazmën, do të arrini ekstazë më të mirë dhe më intensive.

Mos harroni lodrat

Pse të mos merrni një vibrator? Femrat që përdorin vibrator konfirmojnë se janë më të kënaqura me seksin, u rritet libidoja dhe e arrijnë orgazmën më lehtë.

Surprizoni partnerin tuaj

Kush nuk i pëlqen surprizat? Për shembull, mund t’i njoftoni partnerit tuaj me një mesazh se po planifikoni të kaloni një natë të çmendur me të dhe më pas ta mirëpritni në shtëpi me qirinj dhe një gotë verë të mirë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!