Vendi ynë është prekur nga moti i keq dhe fortuna nuk ka kursyer as objektet e rënda.
Përveç kalçetos në Orikum, ku era e fortë rrëzoi bazën strukturore të objektit, tashmë ka goditur edhe stadiumin e Apolonisë duke rrëzuar tendën e tribunës.
Tenda është “shkulur” dhe ka rënë pranë një rrugice ku ndodhen disa shtëpi banimi, ku për fatin e mirë në atë moment nuk kanë qënë duke kaluar qytetarë dhe nuk ka patur të lënduar./ h.ll/abcnews.al