Aksioni i SPAK për inceneratorët, Basha: Nuk mjafton, para drejtësisë duhet të dalë Rama dhe ministrat

schedule12:34 - 31 Mars, 2022

schedule 12:34 - 31 Mars, 2022

Ish-kryetari i PD-së, Lulzim Basha jashtë sallës së Kuvendit është ndalur tek aksioni më i fundit i SPAK për aferën korruptive të Inceneratorëve, duke thënë se urdhër arrestet e lëshuar janë një hap i parë drejt drejtësisë.

Megjithatë sipas Bashës, kjo nuk mbaron këtu, pasi duhet të dalë para drejtësisë Edi Rama dhe ministrat e tij.

“Po futem në parlament ku ndërkohë sot ka ndodhur diçka shumë e rëndësishme, Është mishëruar një hap i parë për vjedhjen e shekullit të inceneratorëve. Nuk mund të shpreh keqardhjen time. Se këtij lajmi i mbivendosen zhvillime nga PD. Ky është një hap i parë.  Ishte një shtysë e fuqishme Komisioni Hetimor. Është e pamjaftueshme derisa para drejtësisë të shkojë Edi Rama dhe ministrat. ”tha Basha.

Ndërkohë për paketën e ndihmës së qeverisë, Basha u shprehe se është qesharake ndihma në krahasim, me vlerën prej 400 milion euro që sipas tij janë vjedhur me inceneratorët.

“Ka një paketë sot qesharake. Ndërsa nga inceneratorët janë marrë 400 milion euro. Këto para duhet të shkonin tek njerëzit në nevojë.”

“Nuk bëhet fjalë për dënime individësh por për akte korruptive. Kjo që ndodh do kalohet me votat e asaj shumice dhe është një thërrime kjo ndihmë nga një sofër luksi. . Sistemi i Edi Ramës është skllavëri modernë.” tha Basha.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!