Moti i keq ka përfshirë qytetin bregdetar të Vlorës. Si pasojë është pezulluar lundrimi i trageteve të linjës Vlorë-Brindisi-Vlorë; janë pezulluar mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit.
Njoftimi i plotë:
Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për datat 30 mars 2022 deri ne datën 01 prill 2022 do të jetë në drejtimin JUG-JUGPERENDIM dhe JUG-JUGLINDJE në forcën 4-5bft 08-10m/s brenda gjirit të Vlorës dhe jashtë gjirit të Vlorës në forcën 6-7 deri 8bft 25-40m/s me lartësi dallge nga 2.50 deri 4.50 metra.
1.Janë pezulluar tragetet e linjës Vlorë-Brindisi-Vlorë.
2.Janë pezulluar mjetet e vogla lundruese.
3.Janë pezulluar anijet e peshkimit.
4.Përmisimi i situatës meteorologjike të përkeqësuar në gjiun e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë në datën 01.04.2022 ora 22:00.
/abcnews.al