Vrasja e avokatit, Dhoma e Avokatisë tre ditë grevë

schedule19:27 - 25 Mars, 2019

schedule 19:27 - 25 Mars, 2019

Pas ekzekutimit të tipit mafioz të avokatit Ravik Gurra, në qytetin e Elbasanit mbrëmjen e së premtes nga persona ende të panjohur, Dhoma Kombëtare e Avokatisë, vendosi që avokatët në gjithë vendin të mos marrin pjesë në proceset gjyqësorë për tre ditë; të mërkurë, të enjte dhe të premte.

Çdo avokat që thyen këtë rregull do të ndëshkohet me masë disiplinore nga kryesie e dhomës së Avokatisë. Sipas kreut të Dhomës Kombëtare të Avokatisë Maks Haxhia, avokatët do të lejohen të marrin pjesë vetëm në seancat për masat e sigurisë. Më  herët dhoma e avokatisë së Elbasanit vendosi të bojkotojë proceset gjyqësore për 3 ditë.

Nëpërmjet këtij vendimi, dhoma e Avokatisë kërkon që ngjarja të zbardhet sa më shpejt dhe autorët të vihen para drejtësisë. Grupi hetimor që po punon për zbardhjen e vrasjes ende nuk ka një të dyshuar konkret. Ka dyshime të forta se autori është paguar, ndërsa konsiderohet vrasje për shkak të detyrës./abcnews.al