Mbledhja e Këshillit për Rregulloren dhe Mandatet e parashikuar të mblidhej në orën 18:00 të ditës së mërkurë për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për arrestimin e Alqi Bllakos, nuk do të zhvillohet.
Përmes një reagimi zyrtar Kuvendi njofton se mbledhja nuk do të zhvillohet pasi Alqi Bllako ka dorëzuar mandatin.
Njoftimi i Kuvendit:
Në mbështetje të Urdhërit nr. 24, datë 30.03.2022, të Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla “Për anullimin e mbledhjes së Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin”, mbledhja e Këshillit nuk do të zhvillohet.
Deputeti Alqi Bllako ka depozituar në Kuvend deklaratën për heqjen dore nga mandati i deputetit me vullnet të dhe për rrjedhojë Kuvendi nuk mund të vazhdojë procedurat për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për dhënien e autorizimit për arrestimin e deputetit Alqi Bllako.