Një makinë me një shofer të moshuar, 81-vjeçar ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një lokal, duke lënë të vdekur pasagjeren 77-vjeçare.
Mësohet se viktima është bashkëshortja e shoferit 81-vjeçar. Aksidenti fatal ka ndodhur pasditen e djeshme në Lamia, Greqi.
Për arsye ende të panjohura shoferi 81-vjeçar ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur në murin e një kafeneje.
“Nuk e dimë nëse burri ka pësuar diçka jonormale, por ka është përplasur në murin e lokalit .
Ai doli vetë nga makina, ishte i tronditur. Por fatkeqësisht gruaja e tij ndërroi jetë” , tha një nga banorët për LamiaReport.
Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë pasagjeren 77-vjeçare, e cila ishte bllokuar në makinë. Për fat të keq, 77-vjeçarja ndërroi jetë në spital./abcnews.al/