Mblidhet pas pak Rithemelimi, pritet të merret vendimi i rëndësishëm

schedule13:39 - 30 Mars, 2022

schedule 13:39 - 30 Mars, 2022

Komisioni i Rithemelimit do të mblidhet ditën e sotme për të marrë një vendim në lidhje me vijueshmërinë në parlament në seancën e nesërme.

Ky takim vjen ndërkohë që kryetari i komanduar i PD Enkelejd Alibeaj ka dërguar një mesazh për mbledhjen e grupit parlamentar të PD ditën e nesërme në orën 09:00. Deputetët janë njoftuar përmes një mesazhi që ka mbërritur në grupin e PD.

Pas vendimit të Gjykatës e cila ka njohur ndryshimet në statut të propozuara nga Kuvendi i Berishës, Komisioni i Rithemelimit është kthyer në seli.

Ashtu sikurse ishte paralajmëruar këtë javë do të ketë mbledhje të të gjithë anëtarëve të grupit parlamentar. Selia blu pritet t’i rikthehet aktivitetit politik, ku vijimi i aksionit politik do të përcaktohet nga grupi parlamentar.

Pavarësisht thirrjeve për bashkim të dyja palët si duket do të vijojnë mbledhjet të ndarë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!