Mbrëmjen e së martës pas një aksioni të forcave speciale dhe Policisë së Shtetit në Fier, përveç të shumëkërkuarit Nuredin Dumani janë arrestuar dhe dy persona të tjerë.
Burime për Abc bëjnë me dije se një nga të arrestuarit është një vajzë e cila është e mikesha e Dumanit nga Kosova, ndërsa personi i dytë është pronari i apartamentit ku i shumëkërkuari ishte fshehur pas përplasjes me armë në Papër të Elbasanit.
/T.H/Abcnews.al/

