Maurizio Sarri kontaktoi Gianluigi Buffon për të diskutuar një nënshkrim të mundshëm për Lazion.
Sipas Football Italia, duke cituar Il Messagero, trajneri i romakëve ka telefonuar portierin me të cilin ka punuar në Juventus për të marrë mendimin e tij për portierin e Atalantas, Marco Carnesecchi. Për momentin, 21-vjeçari luan për Cremonese në formë huazimi.
Lazio është në kërkim të një portieri të ri pasi Thomas Strakosha ka gjasa të largohet nga skuadra këtë verë. Përveç Carnesecchi-t, në vëmendjen e klubit erdhën edhe Kepa Arrizabalaga dhe Pierluigi Gollini. /abcnews.al/