Pasi Prokuroria e Posaçme i kërkoi autorizim për arrestimin e deputetit Alqi Bllako, me dyshimin dyshimin se ka falsifikuar dokumente për shpronësimin e tokës ku është ndërtuar inceneratori i Fierit, Kuvendi ka njoftuar se ditën e nesërme do të zhvillohet mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin të Kuvendit. Në këtë mbledhje do shqyrtohet kërkesa e SPAK.
“Ju njoftoj se nesër, më datë 30.03.2022, ora 18:00, në Kryesinë e Kuvendit, nën drejtimin e Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, do të zhvillohet mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin të Kuvendit, për shqyrtimin e kërkesës së ardhur nga SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e deputetit Alqi Bllako. (Urdhër nr. 22, datë 29.03.2022, i Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla.”
Prokuroria e posaçme kërkon arrestimin e deputetit të partisë socialiste Alqi Bllako me dyshimin se ka marrë në formë ryshfeti 150 milionë lekë për ndërtimin e inceneratorit të Fierit. Sipas hetimeve këtë shumë parash, deputetit socialist e ka marrë nga kompania “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k. duke paguar fiktivishit babain e tij Edmond Bllako, që rezulton I punësuar në Inceneratorin e Tiranës. SPAK akuzon gjithashtu Bllakon se ka falsifikuar dokumentat për inceneratorin e Fierit në kohën kur mbante detyrën e sekretarit të përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit në bashkëpunim me ish-ministrin, Lefter Koka dhe kryetarin e komisionit të shpronësimeve Pëllumb Abeshi. Rezulton se ata kanë ndryshuar destinacionin e sipërfaqes së tokës ku u ndërtua inceneratori nga tokë arë në tokë truall duke I shkaktuar një dëm ekonomik buxhetit të shtetit prej 16 288.344 lekë.
Bllako i pyetur nga komisioni hetimor, i ciliësoi akuzat si baltosjes ndaj tij dhe familjes.
/abcnews.al