Ukraina shpreson që të hapen tre korridore humanitare ditën e sotme për të evakuuar civilët, tha zëvendëskryeministrja Iryna Vereshchuk, sipas The Guardian
Sipas informacioneve, kjo do të përfshijë përpjekjen për të krijuar një korridor të sigurt për largimin e njerëzve nga Mariupol me automjete private. Deri më tani 160 mijë persona kanë mbetur të bllokuar në Mariupol.
Ditën e djeshme, Ukraina paralajmëroi se disa nga rrugët ishin të pasigurta për shkak të sulmeve të vazhdueshme nga forcat ruse.
/abcnews.al