Sot bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë, Kuleba këshillon negociatorët: Mos, hani, mos pini, mos prekni asgjë

schedule09:02 - 29 Mars, 2022

schedule 09:02 - 29 Mars, 2022

Ministri i Jashtëm Ukrainas, Dmytro Kulerba, u bëri thirrje negociatorëve ukrainas që do të ulen në tryezën e bisedimeve me rusët , sot në Stamboll, të mos hanë asgjë.

“Unë këshilloj këdo që shkon në negociata me Rusinë të mos hajë e të mos pijë asgjë. Dhe, mundësisht, shmangni prekjen e çdo sipërfaqeje. Unë jua them këtë nga përvoja personale ,” tha Kouleba në një deklaratë të transmetuar nga Skynews.

“Së dyti, të gjitha këto histori – dikush dëgjoi diçka, diku, nga dikush – tani janë shumëzuar, sepse të gjithë janë të etur për lajme, për pasione “, tha ministri i Jashtëm ukrainas.

Lexo edhe: Lufta Ukrainë-Rusi, delegacionet takohen sot në Stamboll

Përfaqësuesit e Ukrainës dhe Rusisë këtë të martë pritet që të zhvillojnë raundin e radhës së bisedimeve për gjetjen e një rruge të përbashkët për vendosjen e paqes.

Mediat e huaja raportojnë se delegacionet e dy vendeve kanë arritur në Stamboll të Turqisë. Delegacioni i Ukrainës udhëhiqet nga ministri i Mbrojtjes, Oleksii Reznikov, dhe Mikhail Podolyak, këshilltari presidencial.

Në këtë takim duket se Kievi si prioritet ka arritjen e një armëpushimi.

Takimi sy më sy midis delegacionit ukrainas dhe rus do të zhvillohet në prani të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!