Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Digjet një makinë në Vlorë

schedule21:27 - 23 Mars, 2019

schedule 21:27 - 23 Mars, 2019

Një tjetër automjet është përfshirë nga flakët në orët e mbrëmjes së të shtunës në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “24 Maji” të qytetit të Vlorës, ndërsa automjeti tip “Peugeot” me targa AA  870 TC është djegur në pjesën e përparme të tij.

Sipas informacioneve nga policia, automjeti përdorej nga një grua me iniciale J.B. Gjithashtu informacionet paraprake bëjnë me dije se mund të bëhet fjalë për një zjarrvënie të qëllimshme, ndërsa po hetohet edhe për ndonjë shkëndijë elektrike.

Policia ka mbërritur në vendngjarje ku ka nisur hetimet, ndërsa forcat zjarrfikëse kanë shuar flakët. Dyshohet që në automjet të jetë hedhur dhe ndonjë lëndë djegëse, por do të jenë hetimet ato që do të përcaktojnë se çfarë ka ndodhur./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!