Barcelona nën drejtimin e Xavi Hernandez ka arritur të marrë rezultate pozitive. Tekniku spanjoll ka arritur të përçojë te skuadra frymë pozitive, ndërsa ka kthyer optimizmin te katalanasit dhe tifozët.
Xavi ka krijuar një grup të mirë lojtarësh, ndërsa sipas “Marca” tekniku spanjoll i ka kërkuar Bordit të Barcelonës që të rifillojnë negociatat për rinovimin e Sergi Robertos . Trajneri e ka bërë gjithmonë të qartë se dëshiron të vazhdojë të llogarisë te skuadra e të rinjve.
Barça kishte vendosur të pezullonte bisedimet , por pasi njohu pozicionin e trajnerit të saj, ka vendosur të rimendojë situatën. /f.a/abcnews.al