Zgjedhja e presidentit të ri, Balla: Presim emra nga deputetët, kush janë 3 negociatorët me opozitën

schedule11:39 - 28 Mars, 2022

schedule 11:39 - 28 Mars, 2022

Brenda grupit parlamentar të PS kanë filluar konsultimet për emrin e presidentit të ri që do të zgjidhet pasi t’i përfundojë mandati Ilir Metës. Kreu i grupit parlamentar të PS Taluant Balla ka zbuluar për mediat detaje nga mbledhja, ndërsa shton se deputetëve të PS u është kërkuar që të sjellin kandidaturat më të përshtatshme, për të krijuar një “short listë”. Balla u shpreh se ai bashkë me ministren Elisa Spiropali dhe Damian Gjiknurin janë 3 të përzgjedhurit për të negociuar me grupet e tjera parlamentare.

“Çdo deputet i PS gjatë fundjavës duhet të jetë prezent në territor dhe për të marrë vendimet që lidhen me angazhimet që lidhen me javën pasardhëse. Në 31 mars është seanca e radhës e Kuvendit, kemi diskutuar për çështjet e rendit të ditës. Po afron dita që në konferencën e kryetareve duhet të ketë një kalendar për zgjedhjen e presidentit.  Në mbledhjen e grupit kemi diskutuar se po afron dita që kuvendi duhet të ketë një kalendar që çon në zgjedhjen e presidentit të republikës. Jo më vonë se 24 maj duhet të ketë vazhduar procesi i  zgjedhjes së presidentit. Kuvendi do marrë kohën e duhur për të zhvilluar këtë proces. PS ka udhëheqësinë e këtij procesi. Do zhvillojmë një proces i cili do jetë i hapur konsultimesh brenda suazës së Kuvendit.

Tashmë me mua do jetë dhe kolegia Elisa Spiropali dhe Gjiknuri  si të mandatuar nga grupi parlamentar për t’u konsultuar me grupet e tjera parlamentare për të institucionalizuar një dialog konstruktiv për zgjedhjen e presidentit. Konsultimet kanë filluar brenda grupit parlamentar ku deputetëve u është kërkuar të vijnë me propozime konkrete që ne të kemi një short listë të atyre që mund të jenë kandidatura të mundshme”, tha Balla.

Balla tha se vendi i duhet një president mbi palët, diametralisht të kundërt me Ilir Metën

Shqipëria sot më shumë se kurrë ka nevojë për një president normal, dhe natyrshëm duke qenë se nuk kemi pasur një president mbi palët por palë e palëve të opozitës. Ne na duhet që Shqipëria në vitin 2022 të zgjedhë një president në aspektin diametralisht të kundërt me atë që ka përfaqësuar Ilir Meta. Shqipëria do të ketë një president ose presidente shumë më të mirë dhe të pakrahasueshëm me Metën”, tha Balla.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!