Rodolf Vanoli është i pafat te Dinamos, pasi trajneri italian do t’i duhet të bëjë llogaritë pa 3 lojtarë për ndeshjen me Egnatian.
Në Miqësoren që blutë zhvilluan me Turbinën, takim që e fituan 3-0, Sofranac, Lilaj dhe Chinedu nuk ishin të gatshëm për teknikun e dinamos.
Të 3 lojtarët kanë probleme shëndetësore dhe me shumë gjasa edhe në sfidën e mbijetesës që blutë do të luajnë ndaj Egnatias nuk do të jenë të gatshëm.
Në këtë mënyrë Vanoli bëhet me “dhimbje koke” pasi dëmtimet vazhdojnë të jenë një nga problemet kryesore te dinamovitët.
Në ditët në vijim pritet të shihet nëse të 3 futbollistët do të rikuperohen për këtë takim apo do të lihen pushim nga stafi teknik. /f.a/abcnews.al