Ngjarja në komisariatin e Kamzës, “Rithemelimi”: Të dorëhiqet Bledi Çuçi

schedule23:24 - 27 Mars, 2022

schedule 23:24 - 27 Mars, 2022

Komisioni i Rithemelimit I Partisë Demokratike, kërkon dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm, Bledi Cuçi për ngjarjen e rëndë të ndodhur në komisariatin e policisë Nr.5 në Kamëz.

Në një reagim zyrtar, Komisioni shkruan se PD kërkon vendosjen para përgjegjësisë të autorëve të kësaj ngjarjeje.

Reagimi i plotë:

Ngjarje tragjike qe ngjitet ne kufijte e vrasjes shtetërore ka ndodhur mbreme ne Komisariatin e Kamzes. 26 vjeçari nga Kamza, Arben Mici, vdiq tragjikisht ne dhomat e paraburgimit ne Komisariatin nr. 5, Kamez, i djegur ose i asfiksuar nga renia e zjarrit ne kete komisariat!

Ndonese Avokati i Popullit ka rekomanduar mbylljen urgjente te dhomave te izolimit ne kete komisariat pasi kushtet jane çnjerzore, askush nuk ka zbatuar rekomandimet e ketij institucioni. Te gjitha te dhenat flasin se ne kohen qe zjarri i merrte jeten te riut, policet kane qene duke pare ndeshjen Spanje-Shqiperi dhe reagimi i tyre ka qene i teper vonuar.

Partia Demokratike deklaron se pergjegjesi direkte per kete vdekje tragjike nga zjarri i te riut ne dhomat e izolimit ka Ministria e Brendeshme dhe Komisariati Nr 5 i Kamzes. Ne nje vend normal nje minister mund te jape doreheqjen vetem per shkak te nje udhetimi te pajustifikuar, ndersa ne Shqiperi ministri i Brendshem nuk jep doreheqjen edhe kur humbasin jeten individe brenda institucioneve te kontrolluara prej tij.

Partia Demokratike shpreh ngushellimet me te ndjera familjes se viktimes, e ndersa denon kete ngjarje te rende, kerkon vendosjen para pergjegjesise te autoreve te te kesaj vrasjeje shteterore  ne Komisariatin e Policise! Komisioni i Rithemelimit te PD.