Për mikrofonin e ABC News ish-zëvendëskryeministrja Senida Mesi është shprehur se PS nuk do garojë e vetme në zgjedhjet e 30 Qershorit. Më tej ajo i është shmangur pyetjes nëse do jetë kandidate për bashkinë e Shkodrës.
“Ta lamë sot fokusin tek Kongresi, tek rezultate e këtij Kongresi, tek vendimi tek rozuluta, e cila është shumë i rëndësishëm për Shqipërinë. Është rezoluta e Shqipërisë për në BE”.
Në 30 Qershor jeni të gatshëm të garoni pa opozitës?
“Ne populli na ka dhënë një mandat dhe sigurisht që nuk jemi të vetëm. Janë mbi 80 apo 90 parti politike që kanë garuar gjithmonë në zgjedhjet lokale. Ka dhe shumë kandidatë të pavarur të cilët garojnë dhe kështu nuk e besoj që do të jemi të vetëm”./abcnews.al