Skuadra e Red Bull ka marrë fitoren e parë të këtij sezoni në Formula 1, dhe kjo fitore vjen në emër të kampionit në fuqi, Max Verstappen.
Verstappen e nisi garën nga vendi i katërt, por arriti që të bënte mirë dhe të merrte në fund vendin e parë.
Charles Leclerc priu garën për pjesën më të gjatë, por e humbi vendi e parë në xhiron e 47-të, tri xhiro para fundit.
Garë të mirë bëri edhe Lewis Hamilton, i cili u nis nga pozita e 15-të, dhe arriti që në një moment të ishte në pozitën e gjashtë.
Por, fati nuk ishte në anën e britanikut. Një “pit-stop” i lënë për shumë vonë, u vonua edhe më shumë pas një flamuri të verdhë, dhe anëtari i Mercedes u përjashtua nga matematikat.
George Russell, piloti tjetër i Mercedes e mbylli garën në vendin e pestë. Sergio Perez, i cili garën e nisi në “Pole-position” arriti të mbyllte vetëm në pozitën e katërt.
Carlos Sainz e mbylli garën në pozitën nga ku e nisi, vendin e tretë. Kjo është fitorja e parë e Verstappen, si kampion.