Regjisorja Donika Mustafaj i dedikon dokumentar vendlindjes, Dibrës

schedule16:46 - 26 Mars, 2022

schedule 16:46 - 26 Mars, 2022

Regjisorja dhe skenaristja e njohur Donika Mustafaj, shfaq premierën e filmit dokumentar dedikuar vendlindjes në muzeun Historik Kombëtar. Autorja e cilëson këtë realizim shumë të veçantë, për disa arsye.

Dokumentari “Kush janë Dibranët” nxjerr në pah zakonet, traditat dhe veçantitë kulturore e njerëzore të kësaj zone.

Filmi u mirëprit nga dibranët e pranishëm në premierë të cilët gjetën diçka nga vetja. Ndërkohë që regjisorja e përmbyll filmin me një amanet, që  të ruhen vlerat e pasura të trashëgimisë kulturore që na lanë pas të parët. /abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!