Orari i shtetrrethimit në Kiev është zgjatur, raporton BBC. Kryebashkiaku i Kievit ka njoftuar se po zgjat shtetrrethimin në kryeqytetin ukrainas nga ora 20:00 me orën lokale të shtunën deri në orën 08:00 të së hënës.
Kryebashkiaku Vitali Klitschko tha në një postim në internet se vendimi është marrë nga ushtria ukrainase, pa dhënë detaje të mëtejshme.
Lexo edhe: Civilë të plagosur dhe ndërtesa të rrënuara, orët e fundit të luftës në Ukrainë përmes fotove
Luftimet në Ukrainë vijojnë sot në ditën e 31-të, pasi Rusia nisi pushtimin e paprovokuar të vendit më 24 shkurt. Mëngjesin e sotëm disa qytete ukrainase u zgjuan nga sirenat e sulmit. /abcnews.al

