Moderatorja e njohur Kiara Tito, ka folur së fundmi për puthjen e saj me këngëtarin, Butrint Imeri. Moderatorja ka kujtuar momentin që bëri bujë duke thënë se kishte qenë pikërisht kjo puthje që do ta kthente në qendër të vëmendjes.
“Që nga ky momenti i kësaj puthjes që dhashë pata një ndryshim të madh nga rrjete sociale, rritje të ndjekësve. Ishte komplet rastësore, por edhe emisioni eci mirë. Mund të them që ka qenë një moment që më ka ndikuar për mirë edhe në vazhdimësi të gjërave të mia.”, tregoi ajo.
Kujtojmë që Kiara është përfolur shumë për një romancë me Butrintin megjithëse dyshja nuk ka folur kurrë për këto spekulime. Sa i përket moderimit, Kiara tanimë moderon programin e suksesshëm “Style Star” që transmetohet çdo të premte në ekranin e Abc.
/abcnews.al