Liberta Spahiu thyen heshtjen, sqaron nëse është në lidhje me Flori Mumajesin

schedule08:36 - 26 Mars, 2022

schedule 08:36 - 26 Mars, 2022

Flori Mumajesi dhe Liberta Spahiu kanë qenë në qendër të vëmendjes ditët e fundit pasi përfliten se janë në një lidhje. Ndonëse prej prej kohësh ka pasur spekulime se dyshja e famshme janë bashkë, dyshimet u përforcuan më shumë pasi një video e tyre (Lexo këtu) në një dasmë në Amerikë u bë virale.

Së fundmi, ka ardhur dhe reagimi i moderatores nga Kosova e cila nuk ka kursyer dhe ironinë lidhur me atë që është përfolur në media. Ajo është ndalur për këtë temë në emisionin e saj Prive, në rubrikën ‘E vërtetë e pavërtetë.” Në insertin e përgatitur, thuhet se mes tyre nuk ka asgjë më shumë sesa miqësi.

Në insert shihet dhe momenti i videos, kapur nga një plan tjetër, kur Flori afrohet pranë saj, dhe duket se e puth në faqe. “Gjithçka nisi nga një puthje e cila si moment është postuar së pari nga vetë Liberta në mesin e dhjetëra postimeve nga atmosfera fantastike e dasmës.

 

Por Liberta dhe Flori gëzojnë shoqëri të mirë nga në periudhë e gjatë nga 15 vjet më parë dhe kjo nuk është hera e parë dhe as e fundit që mund t’i hasim në shoqëri e njëri-tjetrit.”, thuhet në insert.

/abcnews.al