Mbrëmjen e djeshme dy shpërthime të njëpasnjëshme në dy objekte tregtare kanë prishur qetësinë e Shkodrës.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në qendër të Shkodrës në një qendër tregtare dhe po në të njëjtën kohë është ndjerë një shpërthim i dytë në një supermarket në zonën e Rrugës.
Sipas informacioneve shpërthimet kanë ndodhur në të njëjtën kohë, i pari në objektin që shërbente si qendër tregtare në pronësi të ish kandidatit për kryetar Bashkie Xhemal Bushati dhe në një linjë të supermarketeve.
Gazetari Simon Shkreli raporton për ABC se sasi e lëndës plasëse ishte vënë në qendrën tregtare tek Pedonalja, por fatmirësisht nga raportimet bëhet me dije se në asnjë nga objektet e shpërthyera nuk ka të lënduar vetëm dëme materiale. /abcnews.al