Një makine në afërsi të bashkisë Tiranë është tentuar që t’i vihet flaka mbrëmjen e sotme. Abc mëson se makina është në pronësi të UKT-së.
Përmes një njoftimi, policia bën me dije se një person ende i paidentifikuar që po lëvizte me biçikletë, ka hedhur një shishe, dyshohet me lëndë djegëse, poshtë makinës së e cila ka qenë e parkuar.
“Më datë 25.03.2022, në afërsi të Bashkisë Tiranë, një shtetas akoma i paidentifikuar që po lëvizte me biçikletë, ka hedhur një shishe, dyshohet me lëndë djegëse, poshtë mjetit të parkuar në pronësi të UKT-së Bashkisë Tiranë“, thuhet në njoftim.
Zjarri është fikur pa shkaktuar dëme. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen, e cila fatmirësisht ka përfunduar pa dëme. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
/abcnews.al